Ministri i Rindërtimit, Ahmetaj inspekton punimet në zonën e Golemit

Nga Exit News
Ministri i Rindërtimit, Ahmetaj inspekton punimet në zonën e Golemit

Ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj ka inspektuar sot kantierin e ndërtimit të shtëpive të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit në Golem.

Në një komunikim për mediat, Ahmetaj pohoi se puna po vijon me intensitet duke theksuar e shtëpitë do të jenë gati para vitit të ri.

“Deri në fund të këtij viti, një pjesë e familjeve që kanë humbur shtëpisë në 26 nëntor, do të futen në shtëpitë e tyre. Do të festojnë Vitin e Ri në shtëpitë e tyre të reja. Po vijojmë me shkollat. Me pallatet, do të hapim themelet në fund të shtatorit ose në tetor. Maxhoranca fokusohet tek rindërtimi, nuk është kusht, por ditë pune”

Ahmetaj pohoi gjithashtu se puna për rindërtimin e banesave individuale ka nisur  edhe në njësitë e tjera, Luz, Helmas, Synej dhe në qytetin e Kavajës.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>