Ministri i tretë i Jashtëm zotohet gjithashtu të reformojë diplomacinë shqiptare

Nga Exit News
Ministri i tretë i Jashtëm zotohet gjithashtu të reformojë diplomacinë shqiptare

Në ditën e parë të punës, ministrja e re e Jashtme, Olta Xhaçka, është zotuar që të reformojë shërbimin diplomatik të Shqipërisë.

Kryeministri Rama, ish-ministri i jashtëm në detyrë, Gent Cakaj dhe Xhaçka, mbajtën të martën një konferencë shtypi me rastin e marrjes së detyrës nga ministrja e re.

Xhaçka tha se ishte e lumtur që do të këshillohej nga Rama dhe Cakaj dhe shtoi:

“Do të reformoj shërbimin diplomatik. Kjo ministri duhet të shkëlqejë në të gjitha drejtimet sepse është një Shqipëri e dytë në botë. Vendi ynë duhet të shkëlqejë edhe në Këshillin e Sigurisë”, premtoi ajo.

Rama tha se ministria kishte qenë një barrë për të personalisht dhe se Cakaj e kishte mbajtur atë barrë me dinjitet në vend të tij.

Premtimet e ministres së re për reformën ndjekin reformat e gjykuara si të suksesshme nga Rama, të kryera nga ish-ministri Ditmir Bushati për rreth katër vjet.

Kur Cakaj mori drejtimin e ministrisë dy vite më parë, ai gjithashtu premtoi të reformonte diplomacinë shqiptare. Ai pushoi nga puna dhjetëra diplomatë të vjetër, planifikoi të zëvendësojë 80 përqind të stafit diplomatik, u hoqi konsujve targat diplomatike të makinave dhe pretendoi arritje të suksesshme në reformimin e shërbimit në emër të Ramës.

Ministri i tretë tashmë zotohet të ri-reformojë diplomacinë e Shqipërisë, për herë të tretë nën udhëheqjen e Ramës.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>