Ministri italian Di Maio: Do mbështesim Shqipërinë për të tërhequr investimet e BE-së

Nga Exit News
Ministri italian Di Maio: Do mbështesim Shqipërinë për të tërhequr investimet e BE-së

Ministri italian Luigi Di Maio përshëndeti marrëveshjen e nënshkruar me kryeministrin Rama për të bashkëpunuar me institucionet italiane për të hartuar një plan për tërheqjen e investimeve nga Bashkimi Europian në Shqipëri.

Në një konferencë për shtyp bashkë me kryeministrin Rama, ministri italian tha se bashkëpunimi mes dy vendeve fqinj duhet të rritet:

“Jam i gëzuar sot pasi kemi nënshkruar një deklaratë të përbashkët për të ndërtuar një komision ekonomik që do të ngrihet në formë dialogu dhe ballafaqimi për mundësi tregtare dhe investimi mes dy vendeve tona si dhe për të përballuar dhe për të zgjidhur pikat kritike të marrëdhënieve dy palëshe dhe në kuadrin ekonomik.”

Di Maio foli dhe për mundësitë për rritjen e shkollave italiane në Shqipëri:

“Një aspekt i lidhur me përforëcimin e marrëdhënieve tona ekonomike-tregtare është dhe ajo e përhapjes së gjuhës italiane në Shqipëri. Shpresojmë për këtë një prani më të lartë të arsimit italian në Shqipëri.”

Para Di Maios, kryeministri Rama shpjegoi se dy shtyllat kryesore ku Italia do të ndihmojë Shqipërinë me ide për projekte janë transporti e infrastuktura dhe energjia e digjitalizimi.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>