Ministri italian Di Maio fton BE-në të mos ketë paragjykime për Shqipërinë

Nga Exit News
Ministri italian Di Maio fton BE-në të mos ketë paragjykime për Shqipërinë

Ministri i Jashtëm i Italisë Luigi Di Maio u shpreh se Europa nuk mund ta quaj veten të bashkuar pa Shqipërinë dhe Ballkanin Perëndimor.

“Europa nuk e quan të bashkuar nëse qëndron jashtë Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor, ne do angazhohemi që kjo gjë të ndodh sa më shpejt” u shpreh Di Maio në ceremoninë për përkujtimn e 30 vjetorit të eksodit të shqiptarëve në Brindisi, Di Maio, në prani të Kryeministrit Rama dhe guvernatorit të Puljas.

Ai i ftoi vendet e BE-së të hedhin poshtë paragjykimet dhë të mos kenë frikë të pranojnë Shqipërinë:

“Ftesa jonë është që të mos jenë ngurues dhe t’i hedhin poshtë paragjykimet e tyre. Duhet të fillojë me vrull zgjerimi me vendet e Ballkanit Perëndimor”.

“Koha sot është më e drejtë dhe kemi një shembull të një miqësie më vëllazërorë, mendoj për mobilizimin italian kur vendi u godit nga tërmeti, e më pak kur mjekë dhe infermier arritën nga Shqipëria për të na ndihmuar për të përballuar COVID-in”, përfudnoi Di Maio duke kujtuar ndihmën e Italinë në përballimin e tërmetit dhe Covid19.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>