Ministri i Brendshëm i Kroacisë Davor Bozinovic shprehu sot mbështetjen për hapjen e negociatave me Shqipërinë. Në një takim me homologun Sandër Lleshaj, ai deklaroi se hapja e negociatave me Shqipërinë gjatë përmbushjes së kushteve është në interes të BE:
“Shqipëria është në një fazë që parashikon hapjen e negociatave me Bashkimin Europian. Sepse zgjerimi i Bashkimit Europian gjatë plotësimit të kushteve të kërkuara, është në interesin tonë.”
Zoti Bozinovic tha se mbështetja ndaj Shqipërisë do të jetë më e madhe kur Kroacia të marrë drejtimin e Këshillit të Bashkimit Europian.
“Përkrahja e Kroacisë do të vijë posaçërisht nga fillimi i vitit të ardhshëm, kur Kroacia do të marrë përsipër presidencën e Këshillit të Bashkimit Evropian.”
Gjithashtu, ai përgëzoi Shqipërinë për nënshkrimin e marrëveshjes me Frontex dhe ofroi ndihmën e shtetit kroat në luftën kundër migrimit të paligjshëm.