Ministri kroat mbështet hapjen e negociatave BE–Shqipëri

Ministri kroat mbështet hapjen e negociatave BE–Shqipëri

Ministri i Brendshëm i Kroacisë Davor Bozinovic shprehu sot mbështetjen për hapjen e negociatave me Shqipërinë. Në një takim me homologun Sandër Lleshaj, ai deklaroi se hapja e negociatave me Shqipërinë gjatë përmbushjes së kushteve është në interes të BE:

Shqipëria është në një fazë që parashikon hapjen e negociatave me Bashkimin Europian. Sepse zgjerimi i Bashkimit Europian gjatë plotësimit të kushteve të kërkuara, është në interesin tonë.”

Zoti Bozinovic tha se mbështetja ndaj Shqipërisë do të jetë më e madhe kur Kroacia të marrë drejtimin e Këshillit të Bashkimit Europian.

“Përkrahja e Kroacisë do të vijë posaçërisht nga fillimi i vitit të ardhshëm, kur Kroacia do të marrë përsipër presidencën e Këshillit të Bashkimit Evropian.”

Gjithashtu, ai përgëzoi Shqipërinë për nënshkrimin e marrëveshjes me Frontex dhe ofroi ndihmën  e shtetit kroat në luftën kundër migrimit të paligjshëm.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>