Ministri Lleshaj i bën thirrje prokurorisë të zbardhë vrasjen e Klodian Rashës

Nga Exit News
Ministri Lleshaj i bën thirrje prokurorisë të zbardhë vrasjen e Klodian Rashës

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka reaguar për vrasjen e 25 vjeçarit, Klodian Rasha të martën.

Në një postim në Facebook, Lleshaj shprehu ngushëllime për familjen dhe i kërkoi prokurorisë të zbardhë të vërtetën e kësaj ngjarjeje.

“Ka shumë arsye se përse e ndjej fort se çfarë do të thotë humbja e Klodian Rashës për prindërit dhe familjarët e tij. Në këto çaste të hidhërimit të madh, u shpreh atyre ngushëllimet e mia më të thella për këtë humbje tragjike.

Në të njëjtën kohë, shpreh besimin tim të plotë se organet ligjore përgjegjëse do të finalizojnë shpejt, saktë, drejt dhe jashtë çdo ndikimi hetimet për vrasjen e Klodian Rashës.”

Ai tha se kjo ngjarje duhet të  qartësohet për të gjithë qytetarët.

Të martën në orët e para të mëngjesit një oficer policie qëlloi për vdekje Klodian Rashën pasi ai nuk ju bind policisë.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>