Ministri Lleshaj i dorëzon Ramës dorëheqjen pas vrasjes së të riut

Nga Exit News
Ministri Lleshaj i dorëzon Ramës dorëheqjen pas vrasjes së të riut

Kryeministri Rama ka njoftuar se ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka paraqitur dorëheqjen i nxitur nga vrasja e 25-vjeçarit Klodian Rasha nga një polic ditën e martë.

Rama tha se Lleshajn i ka dorëzuar dorëheqjen që kur ai ishte në SHBA. Megjithatë kryeministri shtoi se ministri Lleshaj nuk ka lidhje me aktin e policit që vrau 25-vjeçarit.

Ministri i Bredshëm më ka vënë në dispozicion dorëheqjen dhe i kam thënë  të më pres sa të kthehem se dua ta shihja dhe të bisedoja me të sy më sy. Jemi takuar edhe sot dhe jam shumë krenar për sensin e përgjegjësisë qytetarë të Sandër Lleshajt. Por në këtë vend nuk janë të gjithë njësoj. Ai nuk ka asnjë lidhje me aktin e rëndë të vrasjes së një djali 25-vjeçarSot ta mësojnë të gjithë ata se në këtë vend nuk janë të gjithë njësoj, as politikanët. Ai nuk ka asnjë lidhe me aktin e police por është vrarë një djalë dhe është hapur një varrë dhe një plagë në shpirtin e shqiptarëve.”, tha Rama.

Gjatë fjalimit të tij, Rama tha se veprimi i policit nuk përfaqëson sjelljen e Policisë së Shtetit, por shtoi se “arma ishte e shtetit dhe ndjesa i takon shtetit”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>