Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj i kërkoi qytetarëve të shtyjnë planet e udhëtimit drejt Greqisë ose të ndalojnë në fshatrat aty afër për të qëndruar derisa situata të normalizohet.
Në një reagim në Twitter Lleshaj shkruan:
“Me gjithë masat e marra për normalizimin e gjendjes në pikat e kalimit kufitar me Greqinë, gjendja mbetet ende problematike. Me qëllim shmangien e grumbullimeve dhe të pritjes në radhë të gjatë të qytetarëve dhe sidomos të fëmijëve Policia e Shtetit do të vendosë pika kontrolli në akset rrugore që çojnë drejt pikave të kalimit kufitar për të këshilluar dhe kërkuar nga qytetarët që të shtyjnë planet e udhëtimit drejt Greqisë për një moment më të përshtashëm ose të paktën të ndalojnë dhe të presin në kushte më të përshtatshme në qytetet ose fshatrat përgjatë rrugës, deri në krijimin e mundësive reale për kalimin e kufirit, pa orë të stërgjatura pritjeje.”
Më herët Drejtori i Emergjencave, Haki Çako i bëri thirrje qytetarëve të kthehen në shtëpi dhe të aplikojnë në portalin grek.