Majko: Emigrantët mund të votojnë dhe pa deklaruar adresat e tyre

Nga Exit News
Majko: Emigrantët mund të votojnë dhe pa deklaruar adresat e tyre

Çdo emigrant shqiptar mundet të votojë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, pa patur nevojë të deklarojë adresën.

Kështu u shpreh, të hënën, ministri për Diasporën, Pandeli Majko në mbledhjen e nënkomisionit për diasporën dhe migracionit.

Ai tha se është krijuar “një kakofoni, pasi duket sikur por të mos kesh deklaruar adresën, emigrant nuk ka të drejtë të votosh”.

Kjo sipas tij nuk është e vërtetë.

Ministri Majko deklaroi se ligji ka ngarkuar KQZ-në të krijojë të gjithë bazën ligjore për votën e emigrantëve.

Më herët, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve propozoi që votimi i emigrantëve të bëhet përmes postës dhe shkarkimin e fletës së votimit online nga faqja e KQZ-së.

Me ndryshimet e reja, më 5 tetor, kodi zgjedhor autorizoi KQZ-në që të vendosë se kur do t’u krijohen mundësi për votimin jashtë vendit të nënshtetasve shqiptarë që jetojnë në vende të tjera. KQZ u ngarkua, gjthashtu, edhe me zbatimin e këtij vendimi, kurdo që ai të meret.

 

Lajme te ngjashme