Ministri serb: Njohja reciproke Kosovë-Serbi, propozimi më i keq në histori

Nga Exit News
Ministri serb: Njohja reciproke Kosovë-Serbi, propozimi më i keq në histori

Ministri i Financave serb, Sinisha Malli deklaroi para takimit në Uashington se njohja reciproke mes Serbisë e Kosovës është propozimi më i keq në historinë e bisedimeve me shqiptarët.

Në një deklaratë për gazetarët, ai u shpreh se Serbia nuk do të tërhiqet.

“Deri më tani, ky është propozimi më i keq që e kemi parë në historinë e bisedimeve tona me shqiptarët. Por, nuk do të sprapsemi dhe do të luftojmë”

Milla shtoi se:

“Temat ekonomike, është e dukshme që nuk janë përparësi, ashtu siç kemi pritur. Pika e dhjetë e listës që na është prezantuar, flet për njohjen e ndërsjellë, ndërkaq të 16 pikat janë politike dhe jo ekonomike, të cilat i kemi pritur”

Sot pritet të zhvillohet takimi mes delegacioneve të Kosovës e Serbisë në Shtëpinë e Bardhë. Më herët, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti pohoi se nuk do të ketë asnjë diskutim tjetër përveç njohjes reciproke.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>