Ministri Tahiri dhe ambasadori Lu prezantojnë Kodin e Etikës

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dhe ambasadori amerikan Donald Lu prezantuan sot Kodin e Etikës përpara policisë.

Ambasador Lu tha se “hartimi i këtij kodi do të ndihmojë betejën e drejtësisë shqiptare ndaj krimit“.

Ndërsa Ministri Tahiri vijoi me kritikat e tij për sistemin e drejtësisë. Ai tha se të jesh punonjës policie sot në Shqipëri nuk është e lehtë “pasi policët  hasen me një vështirësi tjetër tërësisht të padrejtë. Kriminaliteti që kthehet në shoqëri për shkak të korrupsionit në drejtësi. Kjo është një vështirësi e dytë për të luftuar të njëjtët kriminelë që arrestoni një herë dhe drejtësia e korruptuar jua kthen mbrapsht”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>