Ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri prezantoi sot projektligjin për regjistrimin e shqiptarëve që jetojnë jashtë. Projektligji parashikon regjistrimin e emigrantëve shqiptare në shtetet ku jetojnë, në mënyrë që shteti shqiptar, më pas, t’i shërbejë atyre aty.
“Nëse je emigrant dhe do të marrësh një çertifikatë, do të marrësh një vulë, do të shërbehesh nga shteti yt, pa u dashur që të vish këtu apo pa u dashur për të shkuar në konsullatë mijëra kilometra larg regjistro banesën ku banon sepse shteti ka detyrimin të të shërbejë,” u shpreh Ministri Tahiri.