Ministri Xhafaj: Policia e lidhur me kultivimin e kanabisit – Pikat kryesore të intervistës

Ministri Xhafaj: Policia e lidhur me kultivimin e kanabisit – Pikat kryesore të intervistës

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj bisedoi dje në mbrëmje me gazetarin Sokol Balla në TopStory.

Ministri Xhafaj pranoi për herë të parë se segmente të policisë së shtetit kanë ndihmuar në kanabizimin e vendit. Deklarata e tij hedh poshtë pretendimet e ish-ministrit Tahiri dhe Kryeministrit Rama se akuzat për kanabizimin e vendit dhe rritjen e sipërfaqeve të mbjella janë vetëm shpifje të opozitës.

Disa nga deklaratat kryesore të Zotit Xhafaj janë:

Për luftën ndaj kanabisit:

  • Segmente ose individë të veçantë të policisë së shtetit, kanë qenë të lidhura me kultivimin dhe trafikun e hashashit, ose janë paguar për heshtjen e tyre, ose kanë bashkëpunuar. Mendoj se disa nga drejtuesit e policive vendore, minimalisht kanë heshtur për këtë gjë.
  • Është e pamundur që atje ku mbillet kanabis të mos e shohë polici i zonës, polici i pyjores apo dhe kryeplaku me banorët.
  • Një pjesë e ndryshimeve [në policinë e shtetit] është lidhur edhe me nevojën e luftës kundër kanabisit.
  • Për shkak të goditjes së Lazaratit, patëm një rigjallërim të strukturave të grupeve të tjera kriminale në territor, për të zëvendësuar këtë veprimtari.

Për protestën e 13 majit dhe zgjedhjet e 18 qershorit:

  • Kemi dëgjuar deklarimin e zotit Basha që protesta do të jetë paqësore. Uroj që të jetë e titllë. Nëse do të ketë akte dhune policia do të reagojë ashpër. Policia do të ndërhyjë fort nëse protesta e thërritur si paqësore do të përdoret për të destabilizuar vendin.
  • Nuk ka asnjë skenar që nuk përballohet nga Policia e Shtetit. Policia ka gjithë kapacitetet e nevojshme, gjithë përgjegjësitë që të garantojë një proces zgjedhor të lirë dhe të ndershëm në Shqipëri.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>