Ministria e Arsimit do të rishohë shpërndarjen e pikëve në provimin e maturës

Nga Exit News
Ministria e Arsimit do të rishohë shpërndarjen e pikëve në provimin e maturës

Komiteti Shtetëror i Maturës vendosi se të rishohë mënyrën e shpërndarjes së pikëve të provimit të maturës.

Në një njoftim zyrtar, KOMSH pohoi:

Në komunikim me mësues të gjuhës shqipe dhe letërsisë dhe në bashkëpunim me Qendrën e Shërbimeve Arsimore (QSHA) është gjykuar që të rishihet mënyra e shpërndarjes së notave sipas pikëve të marra nga maturantët në test, për të shmangur shqetësimin e maturantëve mbi notat e tyre, gjë që ka efekt të njëjtë për të gjithë ata.

Ky reagim erdhi pas protestave të studentëve. Maturantët protestuan para ministrisë dhe kërkuan rishikimin e testit të maturës për gjuhë letërsi, zhvilluar më 11 qershor. Ata akuzojnë ministrinë se struktura e ndërtimit të testit nuk ishte e njëjtë me atë model që u premtua dhe studiua. Sipas tyre, testi kishte pyetje ‘pa lidhje dhe pa logjikë’ dhe jashtë temave të studiuara në klasë.

Ata kërkojnë nga ministria plotësimin e 3 kërkesave:
• Mundësinë për rivlerësimin e tezës;
• Uljen e pragut minimal për të kaluar;
• Mosvlerësimin e pyetjeve jashtë programit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>