Ministria e Arsimit: Mësimi me turne ose me orë të shkurtuara

Nga Exit News
Ministria e Arsimit: Mësimi me turne ose me orë të shkurtuara

Drejtori për për Sigurimin dhe Cilësinë në arsimin parauniversitar, Gerti Janaqi pohoi se në shkollat ku ka numër të lartë të nxënësve mund të zhvillohet mësimi me turne ose do të vijohet me orë të shkurtuara deri në 30 minuta.

Në një intervistë për Report Tv, Janaqi:

“Në zonat urbane mund të ketë një alternim të shkollave që mund të punojnë me një turn dhe shkolla të cilat janë me nxënës të shumtë, ose janë të dëmtuar nga tërmeti të cilat do duhet të operojnë me orë të shkurtuar me 30 minuta, që do duhet të punojnë me dy turne ose tre turne”

Janaqi shtoi se në 70% të shkollave, në masën më të madhe mësimi do të zhvillohet normalisht me një turn, pasi janë shkolla më të vogla, në qytete më të vogla se në zonat urbane dhe është e mundshme respektimi i protokollit të sigurisë.

Ndërkohë në rastin më të keq, mësimi mund të zhvillohet online, pohoi Janaqi.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>