Ministria e Arsimit po vlerëson kërkesat e maturantëve

Nga Exit News
Ministria e Arsimit po vlerëson kërkesat e maturantëve

Kërkesat e maturantëve, të cilët po protestojnë prej disa ditësh përpara Ministrisë së Arsimit do të vlerësohen nga një grup ekspertësh në Qendrën e Shërbimeve Arsimore.

“Problematikat që ju keni sjell në lidhje me testin, janë adresuar në Qendra e Shërbimeve Arsimore, e cila do ti analizojë me grup ekspertësh dhe do bëj njoftim publik për gjetjet”, iu përgjigj zëvendës ministrja e Arsimit Nina Guga maturantëve në një deklaratë për shtyp.

Ajo tha se vendimi për uljen e pragut minimal për të kaluar do të merret pasi të vlerësohet vështirësia e testit.

“Nëse testi rezulton të ketë qenë kaq i vështirë sa shumë nxënës nuk kanë arritur ta realizojnë, ky cut-off do të lëvizë për të gjithë. Por, siç ju ka shpjeguar Qendra e Shërbimeve Arsimore, kjo bëhet në fund, kur analizohen rezultatet”, shtoi zëvendës ministrja e Arsimit.

Ndërkohë, drejtoresha e Qendrës së Shërbimeve Arsimore Rezana Vrapi deklaroi për median se kërkesat e maturantëve nuk qëndrojnë dhe asnjë prej pyetjeve të testit nuk ka qenë jashtë programit:

“Nuk ka mundësi rivlerësimi, pasi nuk ka gabime, apo pyete që të hiqen nga testi. Edhe testi edhe skema do të bëhen publike. Për sistemin e pikëve do të bëhet analiza në fund të daljes së rezultateve për të parë si qëndron shpërndarja nga niveli i vështirësisë.”

Maturantët po protestojnë para ministrisë dhe kërkojnë rishikimin e testit të maturës për gjuhë letërsi, zhvilluar më 11 qershor.  Ata akuzojnë ministrinë se struktura e ndërtimit të testit nuk ishte e njëjtë me atë model që u premtua dhe studiua. Sipas tyre, testi kishte pyetje ‘pa lidhje dhe pa logjikë’ dhe jashtë temave të studiuara në klasë.

Ata kërkojnë nga ministria plotësimin e 3 kërkesave:

• Mundësinë për rivlerësimin e tezës;

• Uljen e pragut minimal për të kaluar;

• Mosvlerësimin e pyetjeve jashtë programit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>