Ministria e Arsimit pranon kërkesat e maturantëve

Nga Exit News
Ministria e Arsimit pranon kërkesat e maturantëve

Ministria e Arsimit ka vendosur heqjen nga vlerësimit të pyetjeve me nivel më të lartë vështirësie se sa njohuritë e nxënësve dhe të vlerësojë kufirin e pikëve për notën kaluese. Duke pranuar kështu kërkesat e maturantëve për testin e Gjuhë-Letërsisë, të bëra publike gjatë protestave të tyre javën e kaluar.

Në një deklaratë për shtyp, ministria njofton se:

1 —Do të heqë nga vlerësimi pyetje specifike që rezultojnë të kenë pasur nivel më të lartë vështirësie se sa niveli i njohurive të nxënësve.

2 — Do të vlerësojë uljen kufirit të pikëve për notën kaluese.

3 – Testi i Gjuhës shqipe dhe letërsisë nuk ka dalë jashtë programit orientues (pra është në pajtueshmëri të plotë me të) dhe nuk ka gabime shkencore.

4— Testi nuk ka gabime drejtshkrimore. Ka vetëm një tekst, të shkruar qëllimisht me gabime drejtshkrimore “për të vlerësuar kompetencat gjuhësore të nxënësve. Kjo u është bërë e ditur maturantëve, përmes një fjalie sqaruese, që në fillim të tekstit”.

5 — Testi është shumë i ngjashëm me testin paraprat të shpërndarë tek nxënësit.

Vendimi i Ministrisë erdhi pas protestave të maturantëve se testi nuk ishte në përputhje me programin dhe kishte pyetje “absurde dhe pa logjikë”. Pyetjet e testit të maturës hapën një debat të gjërë në publik, deri në propozime për anullimin e testit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>