Ministria e Arsimit publikon datat e fillimit dhe përfundimit të vitit akademik 2021-2022

Nga Exit News
Ministria e Arsimit publikon datat e fillimit dhe përfundimit të vitit akademik 2021-2022

Më 13 shtator do të nis viti i ri shkollor në të shkollat e 9-vjeçare dhe të mesme (të përgjithshme dhe profesionale).

Sipas vendimit të publikuar nga Ministria e Arsimit, për arsimin bazë: mësimi përfundon në 8 qershor. Provimet kombëtare do të zhvillohen më 9 qershor deri më 30 qershor.

Ndërsa për arsimin e mesëm shkolla përfundon më 15 qershor, dhe më 20 maj për maturat. Provimet e shtetit do të zhvillohen nga data 2 deri më 30 qershor 2022.

Nxënësit e shkollave profesionale, provimet profesionale do të zhvillohen nga data 1 deri më 15 qershor 2022.

Pushimet dimërore janë 24 dhjetor më 4 janar për të gjitha shkollat e vendit.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>