Megjithëse maturantët do të vazhdojnë mësimin online për një afat të pacaktuar, Ministria e Arsimit theksoi se provimet e maturës nuk do të shtyhen.
Ministrja Besa Shahini, në një video mesazh në Facebook, duke i kthyer përgjigjeve të maturantëve, u shpreh se i vetmi skenar ku provimet mund të shtyhen është nëse deri në mbyllja e shkollave vazhdon deri në qershor-korrik, gjë që ka pak gjasa të ndodhë:
“Provimet do të mbahen.
E vetmja arsye pse nuk do të mbaheshin provimet është nëse do të qëndrojmë të izoluar deri në qershor apo korrik. Kjo nuk e besoj se ndodhë, por nëse ndodh do të marrim një vendim tjetër.
Deri atëherë duhet të llogarisim që provimet kombëtare do të ndodhin.”
Zonja Shahini sqaroi se në asnjë rast, temat që nuk janë zhvilluar në mësim, online apo në klasë, nuk do të jenë të përfshira në tezën e provimit.