Ministria e Brendshme — 10 milionë euro për uniformat e policisë në dy vjet

Ministria e Brendshme — 10 milionë euro për uniformat e policisë në dy vjet

Ministria e Punëve të Brendshme ka rishpallur tenderin për blerjen e uniformave, këpucëve dhe pajisjeve të tjera për policinë, me një fond prej 9,5 milionë eurosh.

Në tetor të vitit 2017, Ministria e Punëve të Brendshme anulloi tenderin e dytë të uniformave të policisë me justifikimin se asnjë prej kompanive ofertuese nuk përmbushi kriteret. Tenderi u anullua pavarësisht dy ceremonive prezantuese dhe përfshirjen personale të Presidentit turk Erdogan.

Gjatë vitit 2016, Ministria e Brendëshme organizoi dy tendera për uniformat e policisë, duke i paraqitur ato në publik në ceremoni pompoze, në të cilat qindra policë bënë paradë me veshjet e reja.

Në janar 2016, ministria nënshkroi një kontratë më Marsi&Al shpk, me vlerë rreth 808 mijë euro, për uniformat e Policisë së Shtetit. Edhe këto uniforma u paraqitën në një ceremoni të madhe të quajtur Policia e Gjeneratës tjetër. Por në shtator 2016, mediat bënë të ditur se Ministri Tahiri e kishte anuluar kontratën me Marsi&Al, për shkak të cilësisë së dobët të uniformave.

Gjatë ceremonisë së dytë në nëntor, tashmë të uniformave “cilësore”, ministri Tahiri u kujdes të falenderonte presidentin turk Recep Tayyip Erdoğan “për mbështetjen e tij personale”.

Është ende e paqartë se cila kompani ka prodhuar uniformat herën e dytë, por duke pasur parasysh se tenderi i kësaj here të tretë është shpallur edhe në gjuhën angleze, përveçse në shqip, nuk do të ishte surprizë nëse tenderin e fiton një kompani e huaj me lidhje të ngushta me qeverinë turke.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>