Ministria e Brendshme dëbon iranianin Ehsan Bidi, i dyshuar si spiun

Nga Exit News
Ministria e Brendshme dëbon iranianin Ehsan Bidi, i dyshuar si spiun

Ministria e Brendshme ka vendosur dëbimin e shtetasit iranian Ehsan Bidi, sipas raportimit të televizionit Abc News.

Në vendimin e siguruar nga ABC News, Ministria e Brendshme më 17 tetor, ka vendosur dëbimin e Ehsan Bidi si person i padëshiruar.

Ai dyshohet se ka ardhur në Shqipëri si pjesë e muxhahedinëve. Bidi erdhi në Shqipëri si pjesë e grupit të Muxhahedinëve, të cilët strehohen në kampin e Manzës që prej vitit 2013, me qëllim ngritjen e një rrjeti spiunësh.

Në janar 2020,  Top Channel, lajmëroi se autoritetet e anti-terrorit dhe migracionit po bëhen gati të dëbojnë nga Shqipëria iranianin Ehsan Bidi, i larguar nga kampi i Manzës. Atij i është refuzuar leja e qëndrimit dhe autoritetet po përgatisin procedurat e largimit të tij.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>