Ministria e Brendshme do të lehtësojë procedurat për azilantët në Shqipëri

Nga Exit News
Ministria e Brendshme do të lehtësojë procedurat për azilantët në Shqipëri

Ministria e Brendshme do të lehtësojë procedurat për përfitimin e statusit të refugjatit dhe mbrojtjes ndërkombëtare.

Për këtë, ministria po bën disa ndryshime në ligjin për azilantët.

Zv Ministrja e Brendshme Rovena Voda ka deklaruar se ndryshimet që propozohen nga ministria do të forcojnë kapacitetet në kufij për të pritur dhe intervistuar refugjatët në mënyrë që të shmanget lëvizja e tyre brenda qyteteve:

“[Qëllimi] është forcimi i kapaciteteve pritëse në kufi. Qendra të përkoshëm të pritjes së emigrantëve.”

Sipas Vodës, intervistimi i refugjatëve në kufij ‘do të ndihmojë në seleksionimin më të shpejtë të këtyre individëve duke i kategorizuar që në fillim.’

Ajo paralajmëroi ashpërsime të ligjit për sa i përket atyre që i refuzohet kërkesa për azil dhe në mënyrë të paligjshme gjejnë mundësi për të hyrë në vend. Po ashtu, azilantët, të cilët më pas do të vendosen në kamp në Babrru, do të kenë kufizime në lëvizje.

“Do të duhet një monitorim më i rreptë dhe ca kritere më të rrepta për ta që do të jenë në qendrën pritëse.”

Ndryshimet e ligjit janë ende në fazën e propozimit dhe duhet të konsultohen më parë në komisione, para se të votohen në kuvend.

Kohët e fundit, shumë shqiptarë janë arrestuar pasi transportonin në mënyrë të paligjshme refugjatë nga kufiri me Greqinë drejt kufijve me Malin e Zi, për të shkuar më pas në një vend të BE-së.

5 komente

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme