Ministria e Brendshme memorandum bashkëpunimi me ambasadën e SHBA-ve, për luftën ndaj terrorizmit

Nga Exit News
Ministria e Brendshme memorandum bashkëpunimi me ambasadën e SHBA-ve, për luftën ndaj terrorizmit

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj nënshkroi  një memorandum bashkëpunimi me ambasadën e SHBA-vë për shkëmbimin e infomacioneve në luftën kundër terrorizmit.

Memorandumi synon të rregjistrojë të dhënat e personave që hyjnë dhe dalin nga Shqipëria, në mënyrë që të parandalojnë aktet terroriste.

Ministri Lleshaj u shpreh:

 “Në thelb memorandumi që sot nënshkruajmë ka për qëllim rritjen e nivelit të shkëmbimit të informacionit të sigurisë midis autoriteteve shqiptare dhe amerikane, në funksion të parandalimit të krimit, të parandalimit të terrorizmit dhe të lehtësimit të të gjithë procedurave që mundësojnë që institucionet tona të shkëmbejnë pa burokraci të tepërta.”

Ndërsa ambasadorja e SHBA-vë, Yuri Kim theksoi se ky memorandum ”nënkupton që Shqipëria mund të bëhet një kontribues neto, i sigurisë për rajonin por edhe për botën”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>