Ministria e Brendshme mohon raportin e Tahirit dhe Guardia di Finanza

Ministria e Brendshme mohon raportin e Tahirit dhe Guardia di Finanza

Pas deklaratave të fundit të Ministrit të Brendshëm Xhafaj se Policia e Shtetit ka qenë e përfshirë në kultivimin e kanabisit, në kundërshtim me pretendimet e ish-Ministrit Saimir Tahiri, Exit ka marrë konfirmim nga Ministria e Brendshme që i famshmi “Raporti i Guardia Finanza”, nuk ekziston.

Më 7 tetor 2016, ish-ministri Tahiri shpërndau të dhënat e një “raporti”, të cilin ai pretendonte se ishte hartuar nga Guardia di Finanza italiane. Ky raport pretendonte se në vitin 2016 Policia e Shtetit kishte shkatërruar 99.8 për qind të sipërfaqeve të mbjella me kanabis në vend. Edhe pse vështirë se dikush i besonte ato shifra, Ministri Tahiri i përdori ato në mënyrë agresive për të heshtur kundërshtarët dhe për të sulmuar opozitën.

Në një post në Facebook, Zoti Tahiri shkroi:

“Për ata që kanë sy e vesh, më poshtë të dhënat zyrtare të Guardia di Finanza dhe Policisë së Shtetit […]:

[…]Në 2016 policia shkatërron 99.8% të hapësirës së kultivuar. Në 2012shkatërronte 0% dhe në 2013 shkatërronte 7,5%. Kush është narkotrafikanti?!?! Qeveria e lidhur me bandat e drogës kush është?!?!”

Pas paraqitjes së një kërkesë për informacion për të marrë raportin që citonte ish-ministri Tahiri, Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Brendshme Genci Gjonçaj, i konfirmoi Exit.al se “një raport publik në formatin që keni kërkuar nuk ekziston”.

Letra jep dhe informacione të mëtejshme se nga ku janë marrë të dhënat e “raportit” që Tahiri citon:

“…ndërsa informacioni i publikuar nga Policia e Shtetit dhe përfaqësuesit e Guardia di Finanza-s, në datë 07.10.2016, është hartuar duke u mbështetur në procedimet penale për kultivimin dhe trafikimin e narkotikëve, të kryera deri në atë periudhë. Këto procedime janë të depozituara në Prokurori e si të tilla, nuk mund të publikohen, për shkak të hetimit.”

Me fjalë të tjera, shifra prej “99,8 për qind e plantacioneve të shkatarruara”, e deklaruar nga ish-Ministri Tahiri bazohej në procedimet penale të nisura nga Policia e Shtetit. Kjo përqindje tregon se Policia ka shkatërruar 99,8 për qind të parcela që ka identifikuar. Dikush mund të pyesi çfarë ka ndodhur me o,2 për qindshin e mbetur të plantacioneve të identifikuara?

Pra shifra prej 99,8 për qind nuk do të thotë asgjë për numrin e vërtet të plantacioneve të kanabisit në vend, aktivitetin e policisë, apo suksesin e tyre. Ajo thotë vetëm se është “shkatërruara 99,8 për qind e saj që ne kemi gjetur”. Por kjo nuk do të thotë  asgjë për situatën e vërtet.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>