Ministria e Financave ka hapur thirrje për konsuletë të huaj ligjor për të ndihmuar qeverinë në përgatitjen e dokumentave për marrjen e një eurobondi prej 500 milionë euro.
Konsulenti duhet të ketë pasur eksperiencë të mëparshme në këtë fushë dhe të njohë mirë ligjin amerikan dhe britanik. Sipas dokumentit të ministrisë, të publikuar më 22 qershor, konsulenti do të paguhet rreth 180 mijë euro.
Qeveria morri një Eurobond prej 650 milionë eurosh në 2020. Kjo është hera e katërt që Shqipëria lëshon një eurobond, 1 prej tyre u morr nga qeveria Berisha dhe 3 të tjerë nga qeveria Rama.