Ministria e Jashtme konfirmon mbylljen e Kapshticës deri në 22 mars

Nga Exit News
Ministria e Jashtme konfirmon mbylljen e Kapshticës deri në 22 mars

Ministria e Punëve të Jashtme ka konfirmuar mbylljen e pikës së kalimit kufitar të Kapshticës, deri më 22 mars.

Ministria në një njoftim për shtyp të publikuar në faqen e Facebookut njofton se lejohen daljet nga Greqia në Shqipëri vetëm për këmbësorët dhe kamionët nga ora 06:00 deri në orën 22:00.

Ndërsa autobusat, taksitë, apo çdo mjet tjetër i transportit të pasagjerëve nuk lejohet të kalojë.

Të martën, qeveria greke morri vendim që pika e kalimit kufitar Kapshticë të qendrojë e mbyllur deri më 22 mars. Njoftimin e bëri  drejtoria vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë të hënën, 8 mars, që ishte edhe afati fillestar për heqjen e kufizimeve të lëvizjes në këtë pikë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>