Ministria e Kulturës tërhiqet nga ligji i ri për artin dhe kulturën

Ministria e Kulturës tërhiqet nga ligji i ri për artin dhe kulturën

Ministria e Kulturës Kumbaro vendosi të tërheq ligjin e ri për artin dhe kulturën. Vendimi u arrit dje pas një takimi me përfaqësues të artistëve, pjesë e rrjetit të organizatave kulturore Skena e Pavarur.

“Ato që kanë të bëjnë me centralizimin e vendimmarrjes do të stopohen dhe do të ndalohet dhe ajo që ka të bëjë me bordet artistike për të cilat ishte një pikë e rëndësishme për ne, pra do stopohet. Do kalojnë vetëm çështjet e financimeve të varësisë. Ministria e Kulturës u tërhoq dhe në një fazë të dytë do të nisë puna për ligjin e ri, ne ramë dakord që të bëhet një memorandum mirëkuptimi mes Ministrisë së Kulturës dhe Skenës së Pavarur Kulturore. Pra pas këtij do të fillojnë puna për një ligj të ri për artin, jo amendime siç janë tani dhe që ishin pa konsultime” — u shpreh përfaqësuesi i SPK-së Andi Tepelena pas takimit, në një intervistë për gazetaren e Julia Vrapi.

Sipas projektligjit të Ministrisë së Kulturës, qeveria do të financonte bizneset private në fushën e artit dhe të kulturës. Ligji i ri për kulturën i propozuar nga qeveria, njehsonte institucionet publike me ato private, dhe merrte përsipër financimin e këtyre të fundit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>