Dy urdhëra të ndryshëm nga dy ministri shqiptare i kanë sjellë probleme 70 turistëve të huaj të cilët ishin nisur me anije drejt gjirit të Vlorës dhe ishullit të Sazanit.
Ministria e Mbrojtjes nuk ka lejuar hyrjen e anijes në ishullin e Sazanit, ndërkohë që Ministria e Turizmit ka urdhëruar hapjen e këtij destinacioni për të gjithë vizitoret.
Kjo është hera e tretë që anija niset dhe nuk lejohet të ndalojë në ishullin e Sazanit.