Ministria e Mbrojtjes hap thirrjen për të rekrutuar oficerë të rinj

Nga Exit News
Ministria e Mbrojtjes hap thirrjen për të rekrutuar oficerë të rinj

Të gjithë të diplomuarit nën moshën 26 vjeç dhe nën moshën 31 vjeç për të diplomuarin e fakultetit të Mjekësisë mund të aplikojnë për tu bërë oficerë në Forcat e Armatosura të Shqipërisë. Lajmërini u publikua në faqen zyrtare të Ministrisë së Mbrotjes

Ministria lajmëron se do të përzgjedhë 60 të diplomuar për të ndjekur kursin formues 1 vjeçarë për tu bërë oficer. Afati i aplikimit është deri më 17 korrik 2020.

Në varësi të diplomës, kandidatët do të konkurojnë për personel të ushtrisë (Fakulteti i Shkencave Sociale dhe Fakultetit Juridik); Oficer Ndërlidhje (Fakulteti i Inxhinierisë Elektronike); Logjistikë (Fakulteti Ekonomik); Oficer Xhenio (Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit); Forcë Detare (Inxhinieri Navale); Pilot (Inxhinieri Mekanike); Mjekësi (Fakulteti i Mjekësisë); Sinoptikë (Inxhinieri Gjeoinformatik dhe Gjeografi);
Këmbësori (Fakultetet e tjera).

Për kriteret e aplikimit dhe dokumentat e kërkuar mund të lexoni këtu.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>