
Situata e zjarreve është problematike në veri të vendit ka njoftuar të dielën Ministria e Mbrojtjes.
Vatrat e zjarrit në fshatin Flet në Fushë-Arrëz dhe në fshatin Patalej në Lezhë janë përhapur në drejtim në fshatit Katund i Ri në Rubik.
Situata është përkeqësuar edhe në Thirrë, në Mirditë dhe në Majën e Rrunës në Lakun e Mollave dhe Lakun e Thive në Kukës.
Flakët janë shtuan edhe në Dibër në fshatin Kaçni në Selishtë.
Sipas ministrisë vatrat e zjarrit nuk përbëjnë momentalisht rrezik për zonat e banuara.