
4 vatra zjarri të rrezikshme vazhdojnë në vend. Ministria e Mbrojtjes njoftoi të hënën se:
Në Bogë një vatër zjarri u identifikua të dielën në darkë.
Në Parkun Kombëtar të Tomorrit po punohet për shuarjen e zjarrit.
Zjarri në Karaburun paraqet rrezik të lartë për parkun Kombëtar të Llogarasë. Operacioni nga ajri ka nisur të hënën.
Maja e Rrunës në kukës vazhdon të jetë jashtë kontrollit. Zjarri ka kalaur mbi tunelin e Kalimashit.
Të dielën, zjarrëfikësit kanë arritur të shuajnë zjarret në Krushovë, Currollë, Domgjon, e në disa fshatra të Mirditës.