Ministria e Shëndetësisë në Kosovë rekomandon kufizimin e testimit vetëm për qytetarët me simptoma Covid-19

Nga Exit News
Ministria e Shëndetësisë në Kosovë rekomandon kufizimin e testimit vetëm për qytetarët me simptoma Covid-19

Ministria e Shëndetësisë rekomandoi ndëprerjen e testimit për qytetarët  asimptomatik me Covid-19.

Ndërsa rastet e infektuara me koronavirus po rriten brenda vendit dhe janë hequr masat kufizuese, kapacitetet laboratorike janë të kufizuara për testim të çdo kontakti eventual të rasteve të konfirmuara me COVID-19, deklaroi Ministria.

Ministria e Shëndetësisë në vend të kësaj rekomandon kufizimin e testimit vetëm për ata pacientë që shfaqin simptoma të koronavirusit (përfshirë kollitjen, ethe, vështirësi në frymëmarrje dhe humbje të papritur të nuhatjes ose shijes) dhe personave që jetojnë në ose kanë udhëtuar në zona që janë vatra infeksioni.

Deri më tani Kosova raporton 2169 të infektuar dhe 37 viktima

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>