
Ministria e Shëndetësisë i bënë thirrje familjarëve të pacientëve në spitale të shmangin sa më shumë vizitat, si dhe të moshuarve të shmangin kontaktet në qendrat shëndetësore.
Në deklaratën e sotme për shtyp, Ministria i kërkon qytetarëve dhe bizneseve të zbatojnë protokollin e sigurisë kundër përhapjes së Covid-19.
Numrat e rritura janë edhe si pasojë e uljes së kujdesit të qytetarëve ndaj masave kundër koronavirusit, si respektimi i distancimit social, dhe përdorimi i maskave.
Qytetarët mund të telefonojnë në numrin 127, nëse kanë shenja të Covid-19, dhe në numrin 0800 40 40, për këshillim psikologjik.