Ministria e Transportit tenton për të katërtën herë të japë me koncesion Rrugën e Kombit

Ministria e Transportit po tenton për të katërtën herë të japë me koncesion mirëmbajtjen e Rrugës së Kombit. Me mbylljen e aplikimeve sot, janë vetëm dy bashkime kompanish që kanë dhënë një ofertë: “Vendeka-Bigli” dhe “Catalys and Salillari”.

Ministria do të vendosë nesë do të pranojë ofertën e njërës prej kompanive në ditët në vazhdim.

Nëse mirëmbajtja e Rrugës së Kombit do të jepët me koncesion, afati i tij do të jetë 30 vjet. Çmimi që qytetarët do të duhet të paguajnë kur kalojnë segmentin Milot Morinë mendohet të jetë 5 euro.

Deri më tani, tre tenderat për Rrugën e Kombit kanë dështuar pasi ofertat e kompanive nuk kanë bindur ministrinë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>