Ministria ndalon muzikën dhe grumbullimet, te ‘Reja’ koncert me muzikë pas orës 20:00

Nga Exit News
Ministria ndalon muzikën dhe grumbullimet, te ‘Reja’ koncert me muzikë pas orës 20:00

Qeveria ka ndaluar hapjen e klubeve të natës, bareve apo çdo shërbimi të kësaj natyre në mjedise të mbyllura dhe të hapura, por festat vazhdojnë të organizohen në vend.

Pranë Galerisë së Arteve, tek ‘Reja’ mbrëmjen e së enjtes është mbajtur një koncert me muzike live, ku qytetarët janë parë duke qëndruar pranë njëri-tjetrit, në shkelje të rregullave të distancimit social.

Këto pamje bien ndesh edhe me rregullin për ndalimin e muzikës pas orës 20:00, një nga masat e marra nga Ministria e Shëndetësisë në muajin korrik, me qëllim ndalimin e përhapjes së koronavirusit.

Vetëm dy ditë më parë Zëvendës Kryeministri Erjon Braçe publikoi një video të një feste në një nga baret në plazhet e jugut, ku akuzonte të rinjtë për papërgjegjshmëri në sjelljen e tyre shpërfillëse ndaj rregullave të distancimit social.

Qeveria ka vendosur disa gjoba ndaj bizneseve pasi kanë organizuar aktivitete gjatë periudhës së pandemisë, por festat vijojnë të organizohen haptazi në qytete dhe plazhe.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>