Ministria njoftoi se do të vinin nesër, Rama pret vaksinat e Pfizer në aeroport

Nga Exit News
Ministria njoftoi se do të vinin nesër, Rama pret vaksinat e Pfizer në aeroport

Kryeministri Edi Rama priti të hënën në mbrëmje 15 210 dozat e vaksinës Pfizer, pas vizitës në Bruksel.

Gjatë paradites në Kuvend Ministria e Shëndetësisë njoftoi se dozat do të mbërrinin të hënën, më vonë Ministria e Shëndetësisë tha se për shkak të një problemi  vaksinat do të vijnë të martën. Por në mbrëmje kryeministri së bashku me ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe ministri Arben Ahmetaj pritën vaksinat.

Rama tha se në prill do të vijnë edhe 30 mijë doza të tjera të vaksinës Pfizer.

Janë konfirmuar edhe 14 mijë dozat e para nga COVAX të cilat mbërrijnë në 15 ditëshin e parë të muajit marsit, tha Rama.

 

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>