
Ministrja e Arsimit Evis Kushi njoftoi se po vlerësohet niveli i vështirësisë së provimit të maturës së matematikës, të zhvilluar të premten. Në një postim në Facebook, Kushi njoftoi se:
“Në rast se na rezulton që ai e tejkalon nivelin e parashikuar, të cilin e kushtëzon mënyra e zhvillimit të mësimit gjatë këtij viti shkollor, pa dyshim që ne do ta rishikojmë shpërndarjen e pikëve në test dhe mënyrën e vlerësimit”.
Maturantët kanë protestuar të shtunën në mëngjes para ministrisë. Ata kërkuan rivlerësimin e provimit.