Vaksina e parë belge nga kompania farmaceutike Sanofi do të jetë gati me gjasa nga marsi i vitit 2021, njoftoi ministrja belge e shëndetësisë, Maggie De Block.
Vaksina është ende duke u testuar nga kompania dhe do të shpërndahet fillimisht në Belgjikë e më pas në Europë, tha ajo në një intervistë në radion La Premiere.
Në fillim të shtatorit, Sanofi dhe GlaxoSmithKline e Britanisë (GSK.L) njoftuan fillimin e provave klinike dhe synojnë të arrijnë në fazën përfundimtare të testimit, deri në Dhjetor.
Nëse rezultatet janë të efekshme, Sanofi dhe GSK shpresojnë të marrin miratimin për vaksinës në mes të vitit 2021.