Ministrja Denaj: Gjatë 2020 janë lehtësuar procedurat doganore

Nga Exit News
Ministrja Denaj: Gjatë 2020 janë lehtësuar procedurat doganore

Ministrja e Ekonomisë , Anila Denaj deklaroi të hënën se procedurat doganore janë lehtësuar gjatë vitit 2020.

Gjatë një takimi me Komitetin Kombëtar për Lehtësimin e Tregëtisë (KKLT), Denaj tha se gjatë 3 viteve ky komitet ka arritur të prodhojë rezultate konkrete në drejtim të lehtësimit të tregtisë.

“Rezultate si krijimi i portalit të dedikuar tregtia.gov.al, inventari i tarifave të procedurat e import/eksportit, kryerja për herë të parë e studimit mbi matjen e kohës së procedurave në kufi, miratimi i  manualit “Informacioni Detyrues i Origjinës” dhe Informacioni Detyrues i Tarifës, krijimi i një strukture të dedikuar dhe centralizuar tek administrata  Doganore për Vlerësimin e mallrave, si dhe funksionimin 24/24 i administratës doganore apo krijimi i pikës së  përbashkët Morinë/Vërmicë”

Ministrja Denaj, theksoi se duhet të rriten përpjekjet për çuarjen përpara të tregtisë me Kosovën dhe reduktimin e barrierave të panevojshme.

KKLT është një grup këshillues dhe kryesohet nga ministri i Financave. Komiteti ka për qëllim permirësimin e poliotikave në tregti.

 

 

 

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme