Ministrja e Arsimit Kushi i përgjigjet akuzave për plagjiaturë

Nga Exit News
Ministrja e Arsimit Kushi i përgjigjet akuzave për plagjiaturë

Ministrja e sapo emëruar e Arsimit Evis Kushi në mënyrë indirekt ju përgjigjë akuzave për plagjiaturë që kanë qarkulluar në media. Ajo sqaroi se doktoraturën e ka kryer në Britaninë e Madhe duke nënkuptuar se i ka kaluar etapat e kontrollit të etikës për artikujt e botuar.

“Kur mora doktoraturën në Staffordshire University në Britaninë e Madhe, pas pesë vitesh studime e vajtje ardhje mes Elbasanit dhe Stoke-on-Trent mendova se provimet për mua mbaruan. Uroj që të kem ndihmën tuaj dhe të kolegëve të mi të shumtë në botën universitare për t’ia dalë faqebardhë”, shkroi Kushi në një postim në Facebook.

Ajo gjithashtu tha se do të punoj për të nderuar Elbasanin, PS dhe Kryeministrin “që kur të kthehem një ditë në auditor të kem respektin e të gjithë kolegëve të mi për atë që do të jem si drejtuese e arsimit”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>