Ministrja e Drejtësisë për raporton e TI: Kemi bërë përparim

Nga Exit News
Ministrja e Drejtësisë për raporton e TI: Kemi bërë përparim

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjoni komentoi të enjten raportin e International Transparency në News 24.

E pyetur në lidhje me shtetin e kapur nga korrupsioni ajo tha se “Shqipëria ka bërë progres krahasuar me vendet e rajonit”.

Gjonaj tha se Shqipëria është në mes të luftës ndaj korrupsionit.

Për raporton e Departamentit Amerikan të Shtetit DASH ajo tha se ka ngritur “në mënyrë të vazhdueshme çështjen e korrupsionit”.

“Ne kemi ngritur institucionet që të luftohet korrupsioni. Kemi bërë punë mjaftueshëm, duke marrë masa disiplinore, duke dërguar në Prokurori më shumë se 35 raste”.

Ajo tha se raporti tregon se ende nuk ka mbaruar reforma në drejtësi.

Raporti i fundit i publikuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) ngre shqetësime të thella për gjendjen e korrupsionit në Shqipëri ndërsa ai i Transparency International (TI) shkon edhe më tej duke folur për kapje të shtetit.

Korrupsioni në Shqipëri ka ardhur duke u rritur. Ai ka kaluar nga korrupsioni i vogël, paratë nën dorë për shërbime publike, për një certifikatë, dokument, tek korrupsioni i madh kur drejtues të lartë manipulojnë dhe përvetësojnë shuma të mëdha parash.

Kapja e shtetit nuk është thjeshtë korrupsion. Korrupsion është kur shteti bën një tender për të bërë një projekt me rëndësi publike dhe me kushte teknike të ndershme por njëri nga pjesëmarrësit paguan rryshfet për t’u shpallur fitues.

Raporti i TI që flet për kapjen e shtetit ka arritur në disa përfundime të rënda për Shqipërinë.

Qëllimi kryesor i kapjes së shtetit është shmangia e konkurrencës përmes krijimit të monopoleve i cili jo gjithmonë ka si synim pasurimin monetar por edhe mbrojtjen e pushtetit politik.

Grupet që kanë korruptuar sistemin do të përpiqen të legjitimojnë kapjen e shtetit, deklaroi studiuesi Gjergji Vurmo në emisionin “Me Pak Fjalë”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>