Ministrja e Jashtme belge infektohet me Covid-19

Nga Exit News
Ministrja e Jashtme belge infektohet me Covid-19

Ministrja e jashtme e Belgjikës Sophie Wilmes tha sot se ajo ka dalë pozitive për Covid-19. Ajo lajmëroi, të shtunën, në Twitter se:

“Rezultati i testit tim Covid është pozitiv. Infektimi ka ndodhur ndoshta brenda rrethit tim familjar duke pasur parasysh masat paraprake të marra jashtë shtëpisë time”.

Wilmes dje tha se po vetizolohej sepse dyshonte se ishte infektuar Covid-19. Më 12 tetor ajo mori pjesë në bisedime ballë për ballë me ministrat e tjerë të jashtëm të BE në Luksemburg.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>