
Ministrja e jashtme e Belgjikës dhe ish-kryeministrja e cila drejtoi vendin gjatë krizës së koronavirusit u infektua me Covid19, dhe po trajtohet në terapi intensive. Një zëdhënës i saj njoftoi se 45 vjeçarja është e ndërgjegjëshme dhe në gjendje të qëndrueshme.
Ajo u diagnostifikua pozitive me Covid19, të shtunën dhe me siguri e ka marrë nga një afërm, sqaroi njoftimi. Wilmes e drejtoi Belgjikën për 6 muaj gjatë pandemisë. Ajo u zëvendësua pas vendosjes së qeverisë së re.
Në Blegjikë numrat e të infektuarve dhe të shtruarve në spitale po rriten. Ministri i Shëndetësisë lajmëroi të dielën për një valë të dytë të virusit, dhe masa të reja për ndalimin e përhapjes