Ministrja e Mbrotjes deklaron se bashkitë e prefekturat u informuan në kohë për stuhinë

Nga Exit News
Ministrja e Mbrotjes deklaron se bashkitë e prefekturat u informuan në kohë për stuhinë

Ministrja e Mbrotjes, Olta Xhaçka deklaroi se ka informuar në kohë  prefekturat dhe bashkitë, për reshjet e shiut dhe stuhinë e shkaktuar një ditë më parë.

Në një komunikim për mediat, Xhaçka pohoi se prej dy vjetësh MB ka ka ndërhyrë masivisht në forcimin e argjinaturave të lumenjve në disa nga zonat më të rrezikuara.

Ministrja pohoi se ka një bashkëpunim të madh mes strukturave të Mbrojtjes Civile në nivel qendror  dhe vendor, bashkive dhe prefekturave, Forcave të Armatosura, Policisë së Shtetit për të reaguar në kohë  dhe me efikasitet.

Në përfundim Ministrja Xhaçka tha:

“Bashkitë, prefekturat, specialistët e Mbrojtjes Civile në të gjithë vendin kanë koordinuar  planet e masave dhe janë të angazhuar e të gatshëm, për çdo operacion ndërhyrjeje në ndihmë të kujtdo që mund të ketë nevojë e që rrezikohet nga shirat e vrullshëm, në mënyrë që mos cënohet asnjë jete njeriu, e të bëhet gjithë sa mundet për të parandaluar dëmet në bujqësi e blegtori.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>