Ministrja Gjonaj: Kam kërkuar prej një viti marrjen e masave ndaj gjyqtares Kapedani

Ministrja Gjonaj: Kam kërkuar prej një viti marrjen e masave ndaj gjyqtares Kapedani

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj deklaroi se i ka kërkuar Këshillit të Lartë Gjyqësor të marrë masa për gjyqtaren e Elbasanit, Enkeleda Kapedani që kur ajo liroi nga burgu Viktor Ymerin, pjesë e bandës së Gaxhait.

Përmes një postimi në rrjete në sociale, Gjonaj i quan të pakomentueshme videot e gjyqtares Kapedani.

“Tani uroj që jo vetëm të merret masa e duhur, por edhe të hetohet në mënyrë të thelluar gjendja pasurore e kësaj gjyqtareje. Tipike për një pjesë të atyre që nuk kanë kaluar ende Vetingun dhe vijojnë të gërryejnë drejtësinë nga brenda! Reforma nuk do ndalet dhe kush e ka turpëruar drejtësinë do të përballet me të deri në fund”, shprehet ajo.

Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë ka nisur hetimin për kryetaren e Gjykatës së Elbasanit për shkak të videove në Tik Tok, të hënën.

Enkelejda Kapedani postonte video me veshje të shtrenja duke bërë sfilatë në ambjentet e gjykatës, në rrjetet sociale. Videot u publikuan në disa portale në vend.

Ajo u emërua në krye të gjykatës së Elbasanit më 30 shtator 2020, pas dorëheqjes së Zihni Shahut, me votim nga gjyqtarët e Elbasanit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>