Ministrja e Punëve të Jashtme e Kroacisë Marija Pejçinoviç Buriç u zgjodh Sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Evropës në votimin e djeshëm të Asamblesë së Përgjithshme të KiE.
Ministrja kroate konkurroi përballë ministrit belg të Punëve të Jashtme, Didier Rejnders, për të zëvendësuar Sekretarin e Përgjithshëm Thorbjorn Jagland për një mandate pesëvjeçar.
Marija Pejçinoviç Buriç mori 159 vota nga 274 anëtarët e pranishëm të asamblesë. Rejnders mori 105 vota.
Asambleja e Përgjithshme e KiE ka gjithsej 324 deputetë që përfaqësojnë 47 vendet anëtare të KiE dhe vijnë nga parlamentet komëbtare.
Pejçinoviç Buriç ka qenë zëvendës-kryeministre dhe ministre e Punëve të Jashtme dhe Evropiane e Kroacisë që prej vitit 2017 e në vazhdim.
Sekretarja e re e KiE është gruaja e dytë në historinë e organizatës që mban këtë post dhe personi i parë nga Evropa Juglindore. Ajo pritet të marrë zyrtarisht detyrën më 15 tetor 2019.