Ministrja e re e Arsimit, Evis Kushi deklaroi se ky post është një përgjegjësi e madhe.
Në një status në Facebook, Kushi shkruan:
“Detyra e Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë është një përgjegjësi e jashtëzakonshme, për të cilën do të punoj çdo ditë për ta kryer me integritetin dhe përkushtimin tim më të lartë.”
Ajo shtoi se se do të cojë përpara reformat e ndërmarrra deri më tani si dhe do të jetë “kurdoherë dëgjuesi dhe zëri i çdo nxënësi, mësuesi, studenti dhe akademiku”.
Kushi u votua sot në parlament dhe më pas u betua përpara presidentit Meta. Në 14 shtator, Rama e emëroi atë si ministre të Arsimit në vend të Besa Shahinit.