Ministrja Manastirliu kujton 1 vjetorin e tërmetit, falenderon mjekët për punën e tyre

Nga Exit News
Ministrja Manastirliu kujton 1 vjetorin e tërmetit, falenderon mjekët për punën e tyre

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka kujtuar sot 1 vjetorin e tërmetit të 26 nëntorit. Ajo falenderoi mjekët për punën e tyre të palodhur në ndihmë të të dëmtuarve.

Në një postim në Facebook, Manastirliu shkruan se “përkushtimi i mjekëve vijon dhe në ditët e sotme kur po përballen me pandeminë e Covid-19”.

Postimi i plotë:

“Si sot një vit më parë ekipet tona mjekësore na dhanë një provë të jashtëzakonshme force e vetmohimi ndaj një tragjedie që goditi në zemër vendin tonë, tërmeti i 26 Nëntorit

Sot jemi në mes të një tjetër sprove, që kërcënon shëndetin dhe jetën por me përkushtimin dhe shpirtin e sakrificës të mjekëve dhe infermierëve tanë dhe me durimin e solidaritetin e të gjithëve, do ta fitojmë së bashku edhe këtë luftë”

Më herët Kryeministri Edi Rama postoi një video mesazh me pamjet e trishtuara të asaj dite, ku humbën jetën 51 qytetarë.

Shqipëria u godit në orët e para të mëngjesit në 26 nëntor 2019 nga një tërmet me lëkundje 6,4 Rihter. Për më shumë informacion në lidhje me tërmetin klikoni këtu.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>