Ministrja Manastirliu sqaron si do të bëhet procesi i vaksinimit

Nga Exit News
Ministrja Manastirliu sqaron si do të bëhet procesi i vaksinimit

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka shpjeguar se si do të funksionojë procesi i vaksinimit në Shqipëri.

Si pjesë e nismës Covax, qeveria shqiptare ka parapaguar 3,9 milionë dollarë, për vaksinimin e rreth 20% të popullatës,  ose 570 mijë qytetarë doza të vaksinës.

Ende nuk dihet lloji i vaksinës që do të marrë Shqipëria – deri më tani Covax ka kontrata me 10 kompani që po punojnë për prodhimin e vaksinës.

Ministrja tha se ‘duke bërë parapagimin Shqipëria ka hyrë në kandidatët pontencialë për vaksinën’.

Ajo shtoi se qeveria shqiptare është angazhuar për të marrë vaksinën dhe për ta marrë falas për qytetarët.

Po ashtu qeveria po përgatitet të blejë vaksina dhe jashtë nismës Covax. Vaksinimi pritet të fillojë me 20% të popullsisë, sipas rekomandimeve të ekspertëve.

Të parët që do të vaksinohen janë grupet e riskut, nga personeli mjekësor, mësuesit, policët e me radhë.

Ministrja Manastirliu theksoi se Shqipëria do të ketë strategji të ndryshme për ruajtjen dhe shpërndarjen e vaksinës, në varësi të llojit të vaksinës që do të marrë vendi.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>